Plagosi me armë zjarri 15-vjeçarin pranë shkollës në Laç, sekuestrohet pisoleta e autorit

Është sekuestruar pistoleta me të cilën 17-vjeçari plagosi sot pranë gjimnazit në Laç një 15-vjeçar.

Autori u arrestua disa orë pas arratisjes. Ai ishte fshehur në një banesë të braktisur.

Ndërkohë i plagosuri mori ndihmë mjekësore në spital. 15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Sherri mes dy të rinjve që përfundoi në të shtënat me armë zjarri dhe plagosje nisin nga një konglikt I çastit mes dy gjimnazistëve në gjimnazin “At Shtjefen Gjecovi” në Laç .

Njoftimi i policisë

Kurbin / Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur nga autori në ngjarjen e ndodhur në Laç ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar.

Në vijim të veprimeve të pandërprera hetimore dhe kontrolleve të shtuara me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 12:20 ku jashtë rrethimit të gjimnazit, shtetasi A. Gj. ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. Rr., u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit e përdorur nga autori, të cilën e kishte hedhur për ta fshehur në një parcelë toke, në afërsi të një ure në Sanxhak.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit si dhe disa fishekëve luftarakë të cilët iu gjetën në dhomën e tij gjatë kontrollit të banesës.

Shtetasi A. Gj. u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme./albeu.com.


Shtuar 13.02.2023 21:27