Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbën
Mazniku ka sqaruar në emisionin "Opinion" se çfarë po bën bashkia tek
Parku i
Liqenit.
I pyetur nga Fevziu se çfarë po bëhet tek
Parku i
Liqenit,
Mazniku u shpreh se po ndërtohet
Park Lojërash.
“Në Parkun Konbëtar, si pjesë e parkut të
Liqenit po ndërtohet një
park lojrash për fëmijë. Me mijëra qytetarë që ecin nga liqeni kanë kërkuar një
park rekreacioni. Ky është një set
lojrash i cili është tërësisht ekologjik, brenda normave mjedisore, me shkalle druri dhe do të jetë
park publik. Dhe ky është një projekt transparent për moshat nga 1-3 vjeç dhe 3-9 vjeç”, tha ai. /Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2016,
ora 23:06