5 milion euro pasuri të sekuestruara, dalin pamjet nga super vila e Gentian Sharrës në Elbasan (VIDEO)

Policia dhe prokuroria e Elbasanit dolën paraditen e sotme në një konference urgjente për mediat, ku njoftuan sekuestrimin e pasurive të Gentian Sharrës.

Pasuritë në emër të Gentianit dhe vëllait të tij Muftafa kapin vlerën e 5 milion eurove.

Emri i Sharrës doli në pah pasi dëshmive të Nuredin Dumanit  që e lidhin atë  me krimet në bashkëpunim me Talon Çelën, duke nisur që nga vjedhja e parave në Rinas.

Gentian Sharra kishte servisin në lagjen Katund i Ri në Elbasan ku u modifikua furgoni që u përdor për grabitje.

Gjithashtu ai akuzohet për një sërë grabitjesh me dhunë, armë mbajtje pa leje dhe kultivim e trafikim të lëndëve narkotike.

Pasuritë e sekuestraura janë vila dhe makina luksoze, toke truall dhe disa biznese./albeu.com