“Të rriti me duart e tij”, Bledi ia numëron Kristit: Je klonim i Luizit

Kristi dhe Bledi patën një diskutim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm në oborr. Kjo pasi, Bledi fillimisht e cilësoi Kristin si person të paaftë, që sipas tij di vetëm të joshë femrat dhe të bëjë stërvitje.

Ai shtoi se Kristi është një klonim i Luizit, ndaj ky i fundit do ta marrë me vete në finale, si triumf.

Kristi u shpreh se do ishte shumë krenar, nëse ai kur të dalë nga shtëpia do thotë se Luizi i ka mësuar batutat dhe gallatat.

Bledi i tha Kristit se atë e rriti Luizi. Sipas tij, Kristi erdhi pa “forma” dhe Luizi e bëri me forma, njëjtë si skulptura që përgatiti Dea, u shpreh ai.


Shtuar 4.04.2023 18:58