Maskat, ekspertja tregon çfarë është e rekomandueshme te fëmijët
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar videomesazhin e anëtares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Prof. Gjeorgjina Kule, e cila nënvizon se maska është një nga mjetet mbrojtëse edhe për fëmijët.

Maska është një nga mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme edhe për fëmijët e vegjël. Mosha e rekomandueshme që fëmijët të mbajnë maskë është 6 vjeç e sipër. Sepse është një moshë që fëmijëve mund t’u shpjegohet për rëndësinë e maskës, për faktin pse duhet mbajtur dhe po kështu mund të kombinohet në formë lojërash apo maska me personazhe të përrallave apo të botës së tyre, për ta bërë atë pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme”, thotë Prof. Kule.

Kule bën me dije se maska është një mjet i hershëm i mbrojtjes ndaj sëmundjeve infektive dhe që ka vërtetuar prej kohës efikasitetin e tij.

Maska është një mjet i vjetër mbrojtës ndaj shumë sëmundjeve infektive dhe i domosdoshëm për sëmundje që përhapen me anë të spërklave të ajrit apo sëmundjeve aerogene. Nuk është një mjet i ri. Thjesht po vëmë në përdorim një mjet që ka ekzistuar prej kohës dhe që ka vërtetuar prej kohësh efikasitetin e tij”, thotë Prof. Kule.

Shtuar më 22/10/2020, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori