Mashtruan bankat dhe morën mijëra franga, arrestohen 4 shqiptarë
Autoritetet zvicerane ka hartuar një politikë që të lëshohen kredi pa interes për bizneset që kanë pësuar dëme nga situata e krijuar nga COVID-19.

Me anë të kësaj politike, kredia jepej me procedurë të shpejtë, pa u thelluar në konfirmimin e të dhënave të aplikantëve.

Mediat vendase raportojnë se katër burra dhe një grua, në mes të moshave nga 21 deri në 52 vjeç, mes të cilëve edhe shqiptarë të Kosovës, kanë marrë kredi mijëra franga zvicerane duke përdorur informacione të rreme.

Pas arrestimit dy prej të dyshuarve janë liruar, ndërsa tre të tjerë janë mbajtur në arrest nga policia.

Shtuar më 26/06/2020, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori