Mashtroi një grua dhe i mori 270 mijë euro, arrestohet 51 vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona, ku 3 prej tyre të shpallur në kërkim.

Një ndër të arrestuarit është një 51-vjeçar i cili përmes mashtrimit i kishte marrë një shumë prej 270 mijë eurosh një shtetaseje në vitin 2017.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit A. A., 51 vjeç, pasi në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës.

Gjithashtu nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u arrestua shtetasit A. G., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin E. L., 38 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. V., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Vepra të turpshme".

Shtuar më 14/01/2021, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori