Mashtroi me shitjen e një apartamenti në 2012, nën hetim noterja
Pëlqej
Mashtroi në vitin 2012 për shitjen e një apartamenti, tashmë një notere është nën hetim. Ajo nuk ka vepruar e vetme, pasi në bashkëpunim me një person tjetër, kanë mashtruar një shtetas për shitjen e një apartamenti.

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një notere, e cila në bashkëpunim me nje person tjetër, kanë mashtruar shtetasin me iniciale B.SH., lidhur me shitjen e një apartamenti.

Personat në hetim janë Violeta. S, 50 vjeçe, me profesion notere dhe Engjell.B, 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz. Materialet hetimore ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Mashtrimit" dhe "Shpërdorimit të detyrës". /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori