MASAT/ Urbanëve në Tiranë do t’u hiqen licencat nëse vonohen
Pas pakënaqësive të shprehura nga ana e qytetarëve, tashmë vjen një masë drastike për urbanët. Raportohet se urbanëve në Tiranë do t’u hiqen licencat për vonesat.

Duke nisur nga ky muaj, kompanitë e transportit publik do të vlerësohen me pikë dhe në rast të mos zbatimit të standarteve pasi kanë marrë licencën, do t'ju hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit. Kjo bëhet e ditur për mikrofonin e "Report Tv nga drejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Rudina Hoxha.

"Në datën 1 janar do fillojë kontrolli që është risi, sistemi i pikëzimit që më parë nuk ka ekzistuar. Janë vendosur 1400 gjoba linjave të transportit për shkeljen që bënin gjatë gjithë ditëve.

Kur të futet sistemi i pikëzimit, të gjithë do të mendohen mirë kur të shkelin ligjin, pasi me vendosjen e gjobës, do të ulen pikët deri në heqjen e licencës", u shpreh Hoxha.

Kontrolli i flotës së autobuzëve të transportit publik do të bëhet nëpërmjet një çipi. Kur kompanitë e transportit marrin licencën, ata raportojnë në numër më të madh të flotës, ndërsa kur ofrojnë shërbimin, autobuzët që janë në qarkullim janë më të pakët, për këtë arsye ka dhe vonesa në stacionet e autobuzëve.

"Do kemi edhe pajisjen e të gjitha mjeteve me çip. Nuk do të ndodhi më mos të nxirren më linjat, pasi çipi do e tregojë nëse autobusi është i ndezur apo jo", u shpreh Hoxha.

Tirana ka 15 linja urbane dhe 25 linja rrethqytetëse për të kryer transportin publik. Në total janë 500 vendstacione. /albeu.com/


Shtuar më 02/01/2017, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori