Qarkullonte me armë dhe municion luftarak, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Një 40-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri është arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas njofitmit të bluve në kuadër të operacionit “Chief” ra në pranga shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në Holandë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin M. Ç., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, si dhe disa mjete të ndryshme identifikimi.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 28.02.2023 09:38