Masakruan me sende të forta të riun në Dibër, identifikohen autorët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Dibër ku një shtetas është dhunuar në fshatin Deshta në Dibër.

Përsoni i dhunuar me sende të forta dhe prerese një 30 vjeçar më inicialet J.B. i cili është derguar në Tiranë me helikopter për kujdes më të specializuar mjekësor.

Policia ka identifikuar autorët e dyshuar që një ditë më parë kanë goditur me mjete prerëse 30-vjeçarin me iniciale J.B. të cilët janë shpallur në kërkim.

“Më datë 31.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Dibër, dhe po punohet për kapjen e shtetasve shtetasit L.Sh dhe A.Sh, vjeç 44 dhe 30, banues në fshatin Tomin, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjet prerëse, shtetasin J.B, vjeç 30, banues në fshatin Deshat, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për kapjen e tyre”, njoftoi Policia. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori