Masakroi kunatin me thikë: Dhunonte motrën time
Update-Teksa pretendohej se ishte kunati ai që kishte vrarë me thikë 37 vjeçarin, të dhëna të tjera tronditëse janë dhënë nga ana e policisë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Itali.

Dritan Mali, 37 vjeç, i martuar dhe me fëmijë, u qëllua me thikë në gjoks nga kunati i tij, Laert Kumaraku dhe gjeti vdekjen në spital. Policia e arrestoi Kumarakun, i cili sot ka dhënë edhe dëshminë. Ai pranoi se e kishte vrarë kunatin e tij, pas një sherri për motrën, Jerina Kumaraku.

Sipas Laertit, Dritan Mali e dhunonte sistematikisht bashkëshorten. “Reagova për të mbrojtur motrën time pasi Dritani po e rrihte”, ka deklaruar Laerti gjatë marrjes në pyetje nga prokurorja e çështjes, Erica Battaglia.

“Nuk ishte hera e parë që e rrihte”, është shprehur ai. Shenjat në trup të Jerina Kumarakut e cila pas ngjarjes është kuruar në spitalin e afërt pranë qytezës së tyre të banimit, konfirmojnë një dhunë fizike të hershme në trupin e saj.

Bashkëshortja e viktimës që të gjithë e thërrasin Rina, pritet të merret shumë shpejt në pyetje nga policia italiane. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori