Fundoset jahti në Zvërnec, shpëtojnë mrekullisht turistët italianë

Një jaht është mbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Zvërnecit në Vlorë.

Fatmirësisht, tursitët italianë që ndodheshin në mjetin lundrues kanë shpëtuar, duke dalë më not në breg.

Jahti me 4 persona në bord mes tyre edhe fëmijë ka goditur një shkëmb nën ujë, pasi nuk e njihnin zonën.

Jahti është i gjatë 11 metra, ndërkohë që në vendin e ngjarjes është policia kufitre dhe Guardia di Financa.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.06.2022, rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtues shtetasin G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.

Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kufitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. /albeu.com


Shtuar 7.06.2022 09:23