Masakra në Selenicë, të plagosurit nisen drejt Tiranës, ja kush dhe pse e nisi konfliktin
Pëlqej
Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e Vlorës, ku deri më tani raportohen 8 viktima. Mësohet se, sherri ka nisur nga dy persona të së njëjtit fis, konkretisht fisi “Zykaj”.

Për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur vendin, dyshohet një konflikt pronësie. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.

Ndërkaq policia ka reaguar duke identifikuar edhe autorin e masakrës, i cili është 24-vjeçari, Ridvan Zykaj që dyshohet të jetë me probleme mendore. Në ndjekje të tij janë vënë RENEA, FNSH, nga Drejtoria e Vlorës dhe Delta.

Fshati Resulaj është rreth një orë larg nga bashkia e Selenicës. Po kërkohet ndihmë me helikopter për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Informacion paraprak i Policisë

Më datë 10. 08. 2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 10/08/2018, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori