Masakra në Selenicë, gjyshi i autorit tregon çastet para krimit
Pëlqej
Gjyshi i autorit të masakrës së Vlorës tregoi se çfarë ndodhi pak para krimit si edhe si i gjeti të afërmit e tij të shtrirë.

“Ishim në drekë, në atë festë, ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Unë u ngrita nga tavolina si plka që jam më shpejt, pas meje u ngrit edhe ky. I thashë ca do bësh, më tha do nxjerr dhentë”- tregon gjyshi.

Ai thotë se jeton në shtëpinë më sipër, jo me Ritvanin, pasi jeton me djalin tjetër. Kujtim Zykaj nuk ka fjalë të tregojë se si i ka gjetur viktimat mes gjakut, ndërkohë që thotë se do të marrin pjesë në varrim.


"Nipin dhe nusen i gjeta të vrarë tek avllija e shtëpisë. Pash vëllain dhe kunatën të vrarë. Ulërija kot, askush nuk më dëgjonte", shprehet ai.
Shtuar më 11/08/2018, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori