Masakra në Librazhd, vajza merr pjesë në varrimin e prindërve, djali në spital
Qyteti i Librazhd u trondit nga një ngjarje e rëndë, mbrëmjen e 6 shtatorit. 53-vjeçari Daut Gjokola i mori jetën gruas së tij Lule Gjokola, 49-vjeç, duke e goditur me thikë në gjoks dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati.

Djali i çiftit është sjellë në QSUT, pasi ishte në gjendje të rëndë psikologjike, pasi pa mamanë e tij të mbuluar në gjak pas masakrës që kishte kryer i ati.

Ai nuk ka mundur të shkojë as në ceremoninë funerale të prindërve të tij që u bë pasditen e djeshme. Çiftin e ka përcjellë drejt banesës së fundit e bija dhe të afërm të tjerë.

Po ashtu mësohet se edhe ajo ishte në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Deri më tani dyshohet se ka qenë xhelozia motivi që e ka shtyrë 53-vjeçarin për t’i marrë jetën gruas së tij.
Shtuar më 08/09/2019, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori