Masakra në Ish-Bllok, arrestohet një nga të dyshuarit
Pëlqej
Shkaktoi shumë bujë vrasja zonën e Ish-Bllokut, ngjarje nga e cila janë shpallur disa persona në kërkim.

Por mesa duket njëri prej tyre është vënë në pranga nga Policia.

Bëhet fjalë për Fabio Allushi, një prej të dyshuarve për këtë vrasje.

Vrasja ndodhi në tetor dhe në kërkim është shpallur edhe i dashuri i këngëtares së njohur Elvana Gjatës.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 05.10.2018 u ndalua shtetasi në kërkim F.A., vjeç 42, banues në Tiranë. Nenet 79, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

kërkim mbeten: Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës), Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës) dhe Eldi Dizdari. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2018, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori