Masakra me 3 të vrarë në Mat, autori braktiset nga gruaja dhe 4 fëmijët
“Kujtimi na ka marrë fytyrën. Na ka turpëruar jo vetëm këtu në fshat e në zonë, por në të gjithë vendin. Që nga dita kur ndodhi ngjarja, ne nuk guxojmë të dalim as tek oborri i shtëpisë. Nuk e dimë pse e bëri dhe si e bëri atë krim të tmerrshëm. Edhe sikur të na falin familjarët e viktimave, ne nuk mund t’u dalim më para syve”.

Kështu janë shprehur familjarët e 51-vjeçarit Kujtim Koxha nga fshati Shëlli i cili la të vrarë tre persona dhe plagosi një tjetër, që po hapnin rrugën në këtë fshat.

Gjithastu mësohet se në këto tri ditë pas krimit të rëndë, Koxha është braktisur nga familja e tij.

As e shoqja dhe as katër fëmijët e tij, të cilët sipas të dhënave janë të martuar të gjithë, nuk kanë ardhur ta shohin atë apo t’i sjellin ndërresa të tjera.

“Duket më i qetë se ditën e ngjarjes kriminale. Të afërmit nuk kanë ardhur për ta takuar apo për t’i sjellë ushqime e veshmbathje. Për momentin duket i braktisur nga të gjithë. I është thënë se ka të drejtë të mbrohet me avokat, por Kujtim Koxha nuk ka pranuar. Ai shprehet se avokatin do ta sigurojë vetë”, thanë burime nga Policia e Burrelit. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2018, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori