Në studio shkojnë mirë, Fjoralba zbulon a është zënë me Nevinën jashtë punës

Fjoralba Ponari i ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndryshme fansave në Instagram dhe në një prej tyre ka zbuluar raportin me Nevina Shtyllën.

Një prej ndjekësve e ka pyetur Fjoralbën se kur ka qenë hera e fundit që është zënë me Nevinën.

Mirëpo ajo ka zbuluar se nuk janë grindur asnjëherë. “A jemi zënë ndonjëherë bashkë ne?”, ka shkruar Fjoralba, duke etiketuar Nevinën.

Dy moderatoret na shoqërojnë çdo të dielë në programin e “E diell” dhe mes tyre ka lindur një miqësi, e cila shkon përtej mjedisit të punës.


Shtuar 21.06.2020 20:36