Masakra e Reçakut (FOTO LAJM)

KUJDES, fotot përmbajnë pamje të rënda - Më 15 Janar 1999 në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe, të shoqëruara edhe me mjete të shumta të motorizuara.
Masakra e Reçakut
Më 15 Janar 1999 në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe, të shoqëruara edhe me mjete të shumta të motorizuara.

Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6.30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Forcat policore serbe që ishin futur përmes rrugës kryesore të fshatit kishin arrestuar në oborrin e shtëpisë Banush Kamberin. Pasi e keqtrajtojnë fizikisht, e ekzekutojnë me breshëri automatiku në oborrin e fqinjit. Pas ekzekutimit, serbët i këpusin kokën viktimës. Skena më e tmerrshme u zhvillua në shtëpinë e Sadik Osmanit, ku ishin tubuar shumë familje në bodrumin e shtëpisë dhe në ahurin e lopëve, për t'u mbrojtur nga artileria e rëndë.

Fillimisht serbët gjuajnë me armë të kalibrave të ndryshëm, duke vrarë plakun Nazmi Nuha dhe më pastaj hidhen në sulm, rrethojnë shtëpinë e Sadikut dhe futen në oborr. Pas kësaj, ata kalojnë në fazën e dytë të veprimit. Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, dikur në mesditë, serbët i marrin burrat dhe në rresht për një i nisin në drejtim të malit dhe i ndalojnë te “Gropa e Bebushit”.

Pikërisht këtu njësitë kriminale serbe i ekzekutojnë nga afër me breshëri automatiku 24 burra.

William Wallker: "Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit (!)"


Kush u ekzekutua - masakrua më 15 janar 1999 në Reçak?

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

1. Lute ASLLANI
2. Banush AZEMI
3. Ragip BAJRAMI
4. Halim BEQIRI
5. Rizah BEQIRI
6. Zenel BEQIRI
7. Lutfi BILALLI
8. Ajet EMINI
9. Bujar HAJRIZI
10. Myfail HAJRIZI
11. Skënder HALILI
12. Haqif HYSENAJ
13. Hajriz IBRAHIMI
14. Hakip IMERI
15. Murtez IMERI
16. Nazmi IMERI
17. Mehë ISMAJLI
18. Muhamet ISMAJI
19. Ahmet JAKUPI
20. Eshref JAKUPI
21. Hajriz JAKUPI
22. Mehmet JAKUPI
23. Xhelal JAKUPI
24. Jashar JASHARI
25. Raif JASHARI
26. Shukri JASHARI
27. Fatmir LIMANI
28. Nexhat LIMANI
29. Salif LIMANI
30. Bajram MEHMETI
31. Hanumshah MEHMETI
32. Arif METUSHI
33. Haki METUSHI
34. Ahmet MUSTAFA
35. Asllan MUSTAFA
36. Muhamet MUSTAFA
37. Sadik OSMANI
38. Jashar SALIHU
39. Shukri SALIHU
40. Bajrush SHABANI
41. Ahmet SMAJLAJ
42. Sheremet SYLA
43. Shyqëri SYLA
44. Bajram XHELADINI
45. Njazi ZYMERI
Shtuar më 17/01/2011, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori