Masakra e Parisit, bota solidarizohet me "Charlie Hebdo" (FOTO LAJM)

Me mijëra njerëz janë solidarizuar me gazetarët dhe me policët e vrarë në masakrën që nodhi në Paris, me moton "Je suis Charlie".

Marshime paqësore janë mbajtur në kryeqytetin francez, në Berlin, në Londër etj.

Njerëzit mbanin pankarta të ndryshme të tilla si "Liria e medias nuk duhet cënuar", "Të vdekur për liri", "Ne nuk frikësohemi".

Mesazhe paqësore njerëzit lëshuan nga Dublini, Amsterdami, Brukseli, Madridi, Roma, Berlini, Viena, Moska, Tunisi, Lima, Rio De Janeiro etj./albeu.com/

Shtuar më 08/01/2015, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori