Prokurori kërkon burg të përjetshëm për vrasësin e Matit
Ditën e some është mbajtur seanca gjyqësore për Kujtim Koxhën, 51 vjeçarin i cili në 11 tetor të vitin 2018, vrau dy punonjës të Bashkisë Mat dhe një bashkëfshatar.

Seanca gjyqësore po gjykohet nga dy gjyqtarë të gjykatës së Matit dhe 1 i Dibrës.

Mësohet se prokurori i çështjes do t’i kerkojë gjykatës dënimin maksimal për Koxhën, burgim të përjetshëm.

Kujtojmë se Kujtim Koxha me 11 Tetor të vitit të kaluar është konfliktuar me punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve të Bashkisë Mat të cilët po rikonstruktonin rrugët e fshatit Shëlli. Pas një konflikti verbal, mësohet se Koxha është larguar nga lokali i fshatit për tu rikthyer më pas me një armë automatik.

Koxha hyri në lokal ku puntorët po drekonin duke zbrazur një karikatore automatiku.

Nga të shtënat humbën jetën Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, punëtorë të bashkisë, si dhe Hamit Buci, banor i fshatit Shëlli.

Shtuar më 24/05/2019, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori