Masakra e Bllokut: Biznesmenë, komando e polic, kush është "Santiago" me kapele (VIDEO)
Mbrëmjen e së martës janë publikuar pamjet e asaj që ndodhi në 4 tetor në zemër zonës së ish-Bllokut në Tiranë.

Nga ajo përplasje mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Nga video e publikuar kuptojmë se në këtë sherr janë përfshirë edhe persona të tjerë që ende nuk u ka dalë emri në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Gazetari, Elton Qyno tha se personi që shihet të hyjë në lokal me kapele është një ish-polic me nofkën ‘Santiago’.

Sipas informacioneve të tij përplasja me armë nuk ka ndodhur për shkak të Elvana Gjatës.

‘Shohim gjithë këto pamje dhe gjithë këta persona. Ata që kanë hyrë me Ervis Martinajn, ai i ka thirrur përmes aplikacionit Telegram. ‘Santiago’ është personi që ka hyrë me kapele, ish-polic. Këta komponentë nuk luftohen me policë me uniformë por me polici kriminale. Kjo nuk luftohet me Ardi Veliun që del për qejfin e tij në bllok’, tha gazetari Elton Qyno. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2018, ora 08:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori