Policia franceze ka konfirmuar se numri i të vrarëve në gjashtë sulmet e mbrëmshme në
Paris ka arritur në 129 persona.
Ngjarja ka
ndodhur kur disa persona me automatik kanë qëlluar në drejtim të njerëzve duke lënë të vrarë qytetarët ndërsa të tjerë kanë humbur jetën nga disa shpërthime.
Policia raportohet se ka vrarë katër agresorët ndërsa pak pas mesnate janë liruar pengjet që po mbaheshin nga agresorët.
Mësohet se sulmi ka
ndodhur gjatë kohës që po zhvillohej ndeshja Francë - Gjermani.
Presidenti Fransua Hollande është
evakuar menjëherë, për arsye sigurie.
Forcat policore kanë arritur në vendngjarje për të asistuar në një tjetër
tragjedi në
Paris. /Albeu.com/
Shtuar më 14/11/2015,
ora 04:33