Ushqimet më të mira dhe më të këqija për mëngjesin e fëmijëve tuaj

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm për fëmijët, pasi ata kanë nevojë që të ushqejnë trupin dhe mendjen. Në vijim gjeni një listë me disa nga ushqimet më të këqija dhe më të mira për mëngjesin e tyre.

1 – Krem çokollate me arra mund të jetë një ushqim i shijshëm për fëmijët, por produkte të tilla përmbajnë sheqer me bollëk, i cili u siguron atyre energji në fillim, por do të ndihen tepër të lodhur më vonë.

2 – Drithërat që tregtohen në supermarket përmbajnë sheqer për të qenë të shijshme. Në vend të tyre, shihni etiketën e përbërësve dhe kushtojini rëndësi sheqerit dhe sasisë së proteinave dhe fibrave.

3 – Pijet e mëngjesit shiten rëndom nëpër dyqanet ushqimore dhe farmacitë, por edhe këto produkte janë të ngarkuara me sheqer për të rritur numrin e kalorive. Nëse fëmija është i shëndetshëm, nuk ka nevojë për kalori shtesë.

4 – Bukë e thekur me reçel duket si një mëngjes klasik, por fëmijët mund të ndihen të fryrë me kalori të zbrazëta. Ata e preferojnë bukën e bardhë, por ajo pothuajse nuk ka fibra. Në vend të saj, zgjidhni bukën e zezë dhe/ose me fara.

5 – Pancakes janë një ushqim i shijshëm, por përberjen e tyre mos e blini të gatshme. Mjafton të përzieni pak banane të shtypur dhe vezë dhe të skuqni përzierjen. Shtoni fruta të freskëta dhe arra për një mëngjes të shëndetshëm.

6 – Proshuta dhe salçicet nuk janë zgjedhja më e shëndetshme e mundshme, pasi mbushen me përbërës të tjerë, natrium, yndyrë dhe nivele të larta të kolesterolit. Kontrolloni paketimin për të parë përbërësit.

Përsa i përket ushqimeve më të mira:

1 – Bollgur i përgatitur në shtëpi me fruta dhe lajthi

2 – Vezë

3 – Muffins me krunde tërshëre

4 – Lëng i freskët frutash

5 – Kos shtëpie me granola

6 – Gjalpë kikiriku me banane

7 – Omletë

8 – Sanduiç shtëpie me vezë


Shtuar 15.02.2023 08:12