Martohet djali i deputetit të ndjerë të LSI, Kryemadhi: S'po e sheh djalin dhëndër
Pëlqej
Kanë kaluar 4 muaj nga vdekja e deputetit të LSI-së Gjovalin Kadali pas një sëmudjja të rëndë.

Sot, djali i madh i tij është martuar dhe në dasmë ka ftuar miqtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të babait të tij.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka publikuar video nga dasma dhe nje dedikim prekës.

Statusi i plote i Kryemadhit:

I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht.

Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove.

Të të trashëgohet djali Gjovalin. Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon,” përfundon Kryemadhi. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori