Marsida Qatjes i marrin fëmijët, me kë do të jetojnë tani
Prokuroria e Kavajës ka kërkuar detyrim paraqitje për Marsida Qatjen duke kërkuar që mos japë asnjë deklaratë për mediat.

Gjithashtu shërbimet sociale në Bashki i kanë marrë në kontroll fëmijët. Djali dhe vajza tashmë do të qëndrojnë me babain e tyre dhe jo me nënën.

Pak pasi zbriti shkallët e prokurorisë ku iu kërkua të paraqitej detyrimisht një herë në dy javë, Marsida Qatja i dha gji fëmijës në ambientet e Bashkisë. Punonjësit socialë ishin aty për të kontrolluar veprimet e saj.

Dy-vjeçari i cili ndodhej me nënën në banesë natën kur ndodhi përplasja me armë do të ketë kujdestari të përbashkët.

Po atë natë, djali 14 vjeç dhe vajza 10 vjeçe ishin tek babai i tyre, burri i pare i 30-vjeçares. Këtej e derisa çështja të marrë vendim përfundimtar, ata nuk do të qëndrojnë me nënën e tyre ashtu sikurse ka përcaktuar gjykata kur çifti u divorcua.


Shtuar më 17/10/2019, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori