Marshimi në Paris përmes fotografive (FOTO LAJM)

Mbi 2.200 policië po ruajnë rendin pasi ka nisur marshimi paqësor në sheshin "Republika".

Ecja në këmbë e njerëzve është quajtur "Marshimi i Bardhë" dhe raportohet se janë afërisht një milionë persona që janë solidarizuar me viktimat e ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë 12 persona.

Marshimi po bëhet në heshtje në nderim të viktimave të sulmit.

Presidenti Hollande tha përpara të pranishmëve se Franca sot ka nevojë për mbështetje.

"Parisi sot është kryeqyteti i botës. Ne kërkojmë më të mirën nga njerëzimi dhe sot jemi këtu për tu solidarizuar me viktimat kundër terrorizmit", tha Holande, raporton Reuters.

Gjithsej 17 persona u vranë në Francë, përfshirë këtu gazetarë dhe karikaturistë të revistës së njohur satirike "Charlie Hebdo"./albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori