Marrëveshja e fshehtë Rama-Basha, Topalli tregon çfarë u kurdis mes tyre
Edhe demokratët e "vjetër" kanë mbetur pafjalë nga marrëveshja surprizë mes maxhorancës dhe opozitës sot për Reformën Zgjedhore.

Pas Astrit Patozit, ka reaguar edhe Jozefina Topalli, e cila e lidh marrëveshjen dhe pranimin në tryezë të Damian Gjiknurit nga opozita me pushimin e çështjes për Lulzim Bashën.

Topalli shkruan në Facebook se Rama dhe Basha janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pasi e “gjykoi çështjen gjykata”.

Më parë, Astrit Patozi ironizoi demokratët, të cilët pranuan të uleshin në tavolinë dhe të shkonin në zgjedhje me Ramën kryeministër, ndërkohë që më parë ikjen e tij e kishin kusht themelor për negociatat.

“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur”, shkruan Patozi.

Shtuar më 14/01/2020, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori