Marramendëse! Kapen 288 kg heroinë në Bullgari, ja nga vinte
Autoritetet doganore bullgare kanë arritur që të kapin një sasi rekord lënde narkotike të fortë të llojit, heroinë.

Sipas autoritetetve bëhet fjalë për një sasi prej 288 kg heroinë që u kap në në pikën e kontrollit Kapitan Andreevo. Droga ishte fshehur në brendësi të një makinerie që po transportohej në një kamion.

Në pranga kanë rënë shoferi iraian dhe një shtetas turk që e shoqëronte. Bullgaria, që është rruga e kalimit të drogës nga Lindja e MesmeEvropën Perëndimore, ka ndërmarrë hapa masiv në dy vitet e fundit për të parandaluar trafikimin e drogës. Në vitin 2018, doganierët bullgarë konfiskuan gjithsej 1.021 kilogram heroinë në kufijtë e vendit, pothuajse 20 përqind më shumë se një vit më parë. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori