EMRI/ U aksidentua nga ish-kryebashkiaku, ndërron jetë te Trauma 17-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 17-vjeçari që u përplas me makinë në Vlorë nga ish-kryebashkiaku i Himarë, Vasil Bollano.

Aksidenti ndodhi në orët e pasdites së djeshme, ndërsa i riu Elio Hamiti ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë në momentin që është aksidentuar.

Në dëshminë e tij të parë, Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur  përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekpertët e policisë të cilët pasi hetuan ngjarjen, shoqëruar ish-kryebashkiakun në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme pasi u përplas nga një automjet.

Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Mësohet se automjeti drejtohej nga ish-kryetari i bashkisë së Himarës Vasil Bollano.

17-vjeçari, sipas informacioneve të para ndodhet në gjendje të rëndë./albeu.com