Marku dorëzon postin: Jam e gëzuar t'i le stafetën ish-shokut të klasës
Ditën e djeshme, Olsian Çela u mori postin e Prokurorit të Përgjithshëm, status ky për plot 7 vite.

Ditën e sotme Arta Markuka dorëzuar stafetën ish-shokut të klasës por nuk ka mundur të fshehë emocionet.

"I nderuar zoti Gjonçaj, zoti Çelaj, zoti Ibrahimi, të nderuar përfaqësues të OPDAT, ndihem shume e vlerësuar që pata mundësinë për të drejtuar prokurorinë, në këto dy vite të vështira për këdo magjistrat. (më falni për frymëmarrjen). Pavarësisht mungesave jam munduar që prej ditës së parë që kam ardhur në këtë detyrë që të punoj me integritet, dua të falenderoj të gjithë stafin që më kanë ndihmuar në përballimin e kësaj sfide, falenderoj në mënyrë të veçantë për faqësuesit e OPDAT dhe Euralius, që më ka ndihmuar në këtë kohë timen në krye të institucionit, dua të falenderoj mediat, së fundi dua ti uroj suksese prokurorit të ri, kam besim se prokuroria do të ecë përpara, jam shumë e lumtur që detyrën ja pasoj një ish shoku tim të klasës, faleminderit edhe njëherë", u shpreh Marku.

Shtuar më 06/12/2019, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori