Mark Marku ia numëron një më një të zezat dhe nxjerr Ramën nga binarët në Opinion
Një debat i ashpër është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Opinion.

Si gjithnjë, Kryeministri Rama e ka shkëputur vëmendjen nga tema e rëndësishme sic janë kërkesat e studentëve, por është marrë me pjesën personale të personave që ka përballë.

Këtë herë, Rama nuk ka duruar dot deklaratat e pedagogut Mark Marku duke dalë nga vetja.

Pjesë nga dialogu

Marku: Përmes ligjit është implementuar ky model që ka sjellë këto rezultate. Ne kemi thënë se pasojat do të jenë këto. Vetëm 9 muaj i paguan pagat qeveria në Universitet. Qeveria mashtron.

Rama: Smund ta thuash, mos e përmend fjalën mashtrim këtu. Pedagog që thotë mos dialogoni.

Marku: Ju jeni kryeministri i vendit, pse është mashtrim. Keni deklaruar 5% të buxhetit, se keni plotësuar është mashtrim, kur është bërë ligji ka qenë një kartë jeshile që i paraprinte ligjit. Që ky ligj të implementohjt duhej të bëhej një rritje e buxhetit, prap është mashtrim. Këtu po thuhet ska para për Universitetin publik ndërkohë që shkojnë te privati. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2018, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori