Maratona: Duam ujë, vrapo për ujë
Duam ujë, vrapo për ujë”, ishin thirrjet që një grup të rinjsh kanë brohoritur në një kohë që kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, po mbante një fjalim lidhur me Maratonën e Tiranës.

Veliaj është munduar të anashkalojë thirrjet, duke vijuar fjalimin.

Shumë të rinj me pankarta në duar i kërkojnë Erion Veliajt ujë për banesat e tyre në Tiranë. “Duam ujë”, “Vrapo për ujë” janë thirrjet e të rinjve dhe qytetarëve, të cilat Veliaj përpiqet t’i anashkalojë duke vijuar me fjalimin. Po thirrjet e të rinjve dëgjohen qartazi dhe ata kanë vërshuar edhe në maratonë.

Gjithashtu në faqen e Facebook të Organizata Politike, shkruhet se tre muaj më parë kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi përmirësim të ndjeshëm të situatës së ujit në Tiranë, si rritja e cilësisë dhe furnizimi deri në 24 orë në ditë të Tiranës. Më 1 janar të 2018-ës ai rriti çmimin e ujit me rreth 45%.

Postimi i plotë:

RUNNING FOR FREE WATER
(Tirana without water)

Tre muaj më parë kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi përmirësim të ndjeshëm të situatës së ujit në Tiranë, si rritja e cilësisë dhe furnizimi deri në 24 orë në ditë të Tiranës. Më 1 janar të 2018-ës ai rriti çmimin e ujit me rreth 45%.

Por një pjesë e madhe e Tiranës jo vetëm që nuk është furnizuar normalisht gjatë gjithë gushtit e shtatorit, por qytetarët e saj po helmohen masivisht prej baltës në çesma.

Përballë kësaj situate të pazakontë për qytetin dhe qytetarët, Erion Veliaj ka zgjedhur të heshtë, duke mos marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë. Ka propaganduar dhe mediatizuar për muaj të tërë maratonën, e për muaj të tërë ka lënë qytetarët pa ujë.

Për kryebashkiakun e betonit e të shkatërrimit të hapësirave publike, është më i rëndësishëm kurimi i imazhit si një dashamirës i sportit sesa furnizimi i qytetarëve me ujë të pijshëm.

Aksioni ynë kundër pazareve, padrejtësive dhe fasadave të Erion Veliajt do të vazhdojë.

Duam ujë, jo spektakël!

Shtuar më 13/10/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori