MAQEDONI/ Vdesin tre pacient nga koronavirusi, dy nga Tetova?
Po rritet numri i personave që po humbin jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Alsat mëson se gjatë natës së djeshme në vendin tonë janë shënuar edhe tre viktima nga koronavirusi. Një viktimë është nga qyteti i Koçanit kurse dy viktima nga qyteti i Tetovës.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 21. Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 555 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 514 janë raste aktive. Deri më tani në vendin tonë janë shëruar 23 persona.
Shtuar më 06/04/2020, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori