Maqedoni, varfëria detyron njerëzit të shesin organet
Një veshkë në Maqedoni shitet për 80 mijë euro. Oferta të tilla mund të gjenden në shpalljet më të popullarizuara të faqeve të internetit në vend. Ata që shesin kërkojnë të mbeten anonimë.

Sipas asaj që thuhet në shpallje, personat që ofrojnë të shesin organet e trupit e bëjnë këtë nga vështirësitë e mëdha financiare që kanë. Përgjigjet i presin përmes emailit, pasi në numrat e paraqitur ata nuk përgjigjen ose numrat e celularit nuk ekzistojnë!

Trafiku i organeve në Maqedoni është vepër penale. Nëse policia gjen disa prej atyre që tentojnë të shesin organe, mund të dënohen me burg. Një javë më parë, policia serbe arriti të dokumentojë rastin kur dy persona kanë shitur veshkën e tyre që të shlyenin kreditë e marrë në banka. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori