Maqedoni, diplomat universitare nuk vlejnë për asgjë?
Pëlqej
Maqedoni janë regjistruar 339. 222 të papunë prej tyre ku 20. 470 janë me arsim sipëror, madje 265 janë magjistrantë dhe rreth 20 doktorë shkencash, të cilët nuk mund të gjejnë një vend pune. Rreth gjysma e numrit të papunësuarve janë të moshës 39-vjeçare.

“Shkollohu”, “Dituria është fuqi”, janë disa nga sloganet e fushatës së Qeverisë së Maqedonisë për ti stimuluar të rinjtë që të regjistrohen në studime, për ta siguruar të ardhmen e tyre.

Dhe një numër i madh i të rinjve, regjistrohen në fakultete, mbarojnë studimet, magjistrojnë, doktorojnë, por sërish mbeten nën mëshirën e partive politike, varësisht cila prej tyre është në pushtet, por ato sërish mbetet të mashtruar në rrugë dhe pa fatin e përcaktuar në planin profesional.

Faktori kryesor për të gjetur një punë është libreza partiake, e jo diploma e universitetit apo titujt e arritur shkencor. Shumica e të rinjve theksojnë se janë pengje dhe viktima të kësaj sindrome, për pamundësinë e tyre për punësim në profesion.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), nga 339.222 të papunët në Maqedoni, 20.470 prej tyre janë me arsimim të lartë. Nga kjo shifër, 265 janë kuadro që kanë të kryer magjistraturën, kurse rreth 20 kuadro janë doktor shkencash. Sipas këtij raporti, rreth gjysma e të papunëve të kësaj kategorie me arsimim të lartë janë deri në moshën 39-vjeçare.

Punësimi nëpërmjet lidhjeve partiake, miqësore dhe lidhjeve të vjetra të periudhës së kaluar, por edhe nëpërmjet dhënies së mitos, është një realitet që vazhdon të jetë i pranishëm në Maqedoni. Administrata shtetërore dhe institucionet e ndryshme janë të stërmbushur nga individë të tillë, shumica të papërgatitur dhe tejet inferior për të kryer detyrën që e obligon vendi i punës. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat statistikore dhe hulumtimet e organizatave joqeveritare brenda dhe jashtë vendit. Bashkimi Evropian së fundi ka tërhequr vërejtjen për administratën e stërngarkuar me aktivistë partiak dhe për nevojën urgjente të profesionalizimit të saj, sidomos në sektorë më të ndjeshëm.

Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Zgjidhjen e Konflikteve në Shkup në studimin e fundit ka theksuar për praninë e diskriminimit politik. Mbi 80 për qind e qytetarëve vlerësojnë se në politikën e punësimeve vazhdon të ketë diskriminim politik.

Maqedoni, u bë pothuajse e pamundur të gjendet një punë pa librezë partiake. Partitë politike punësojnë familjarët dhe bashkë partiakët e tyre, të cilët ju duhen për zgjedhjet e ardhshme për të mbajtur sërish në pushtet.
Shtuar më 26/11/2010, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori