Maqedoni: “Aushvic për shqiptarët”
Në momentet kur të gjithë politikanët në Maqeodni, diplomatët e huaj, organizatat e ndryshme, bashkësitë fetare etj., po bëjnë apel për qetësi, ftohje gjakrash në raportet ndërfetare dhe ndëretnike, të rinjtë maqedonas fushatën e tyre dhe gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve e kanë vazhduar në faqet sociale të internetit.

Nga palestrat sportive në Beograd dhe Nish këngë me motive anti shqiptare, mesazhe për vdekje dhe shfarrosje të shqiptarëve në Maqedoni mund të gjesh kudo nëpër internet.

Së fundmi është krijuar një kanal tjetër në youtube me parollën “Aushvic për shqiptarët” ku duket një fotografi në të cilën digjet flamuri shqiptar.

Kanali në internet i përmban të gjitha këngët dhe tekstet e tyre që i këndodnin tifozët maqedonas kundër shqiptarëve në kampionatin evropian të hendbollit në Serbi.

Gjithashtu këtu janë të shkruara edhe parrullat të cilat së fundmi u gjetën në dyert e xhamisë së Manastirit “Vdekle për shqiptarët”.

Ndryshe, pas një ftese pulike në rrjetin facebook për sot është caktuar protestë kundër shqiptarëve në Manastir, me motën “kundër atyre që i ndezin kishat maqedonase”, raporton Zhurnal.

Policia edhe pse ka paralajmëruar se do të intervenojë të pastrohet gjuha e urrejtjesinternet, deir më tani nuk ka asnjë veprim të tillë.
Shtuar më 03/02/2012, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori