Maqedonasit e Shqipėrisė kėrkojnė census tė ri
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Maqedonasit nė Shqipėri nuk i njohin rezultatet zyrtare tė regjistrimit tė popullsisė, i cili u realizua nė tetor vitin 2011. Pėrfaqėsuesit e minoriteteve maqedonase kėrkojnė regjistrim tė ri tė popullsisė nėn monitorimin e bashkėsisė ndėrkombėtare.

Kjo kėrkesė ėshtė parashtruar nga kreu i pakicės maqedonase nė Shqipėri, Edmond Temelko, i cili lexoi Deklaratėn e pėrbashkėt tė partisė Aleanca e Maqedonasve pėr integrim europian, Unionin e Maqedonasve tė Shqipėrisė si dhe shoqatave maqedonase nė Shqipėri, informon INA.

"Aleanca e Maqedonasve pėr integrim europian deklaron pėrpara opinionit publik shqiptar, institucioneve shtetėrore dhe atyre ndėrkombėtare, se nuk njohim rezultatet e publikuara zyrtarisht tė Censusit 2011. Siē e paralajmėruam 1 vit mė parė procesi i regjistrimit nuk ishte njė proces i drejt, transparentė dhe pėrfshirės. Mėnyra se si u zhvillua Censusi nė tetor tė vitit tė kaluar dhe mbledhja e tė dhėnave mbi pėrkatėsinė etnike ėshtė kryer me shkelje tė shumta gjatė procesit. INSTATI nuk pranoi asnjė sugjerim tė pėrfaqėsuesve tė minoriteteve, pėr pėrfshirje tė pėrfaqėsuesve tė minoriteteve nė komisione dhe me regjistrues, si dhe njė kopje tė formularit tė liheshe nė pėrdorim personit subjekt i deklarimit", thuhet nė deklaratė.


Mė tej nė deklaratė thuhet se, ky Census nuk ishte aspak nė pėrputhje me standardet europiane, dhe nuk tregon realisht strukturėn etnike tė popullsisė nė Shqipėri.

Sipas rezultateve tė regjistrimit tė popullatės sė Shqipėrisė, si maqedonas janė deklaruar vetėm 5.870 persona, gjegjėsisht 0,2% e popullatės e cila gjithsej numėron 2,89 milionė banorė. 0,89% grekė, ndėrsa 0,3% romė dhe vlleh. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori