Manjola Nallbani largohet nga gara e "Festivalit", zbulohet çfarë qëndron pas këtij vendimi
Këngëtarja e njohur, Manjola
Nallbani është tërhequr nga
gara e Festivalit të Këngës në RTSH, i cili do të çel siparin mbrëmjen e sotme.
Kënga e saj është fshirë nga “Youtube” dhe shkak për këtë është bërë gjendja shëndetësore e Manjolës, që para disa javësh u konfirmua pozitive me Covid-19.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë
Nallbani, e cila e kontaktuar nga “Anabel.al”, është shprehur se gjatë kohës që artistët kanë bërë prova ajo nuk ka qenë e pranishme për shkak të infektimit dhe se mori vetë vendimin të mos merrte pjesë duke qenë se
festivali do të mbahet në ambient të hapur.
“Unë jam tërhequr nga
Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga
gara është] që
Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, ka thënë këngëtarja.
Shtuar më 22/12/2020,
ora 11:45