Koronavirusi prek Berlusconin, 83-vjeçari nuk i trembet

Silvio Berlusconi, pozitiv me Koronavirus. Lajmi i u njoftua nga mjeku personal i ish-kryeministrit të Italisë dhe ish-presidentit të Milanit, Alberto Zangrillo:

“Ai është asimptomatik dhe në izolim shtëpiak. Ky kontroll ishte planifikuar duke marrë parasysh qëndrimin e tij të fundit në Sardenjë “.

Ndërsa Forca Italia informon: “Presidenti vazhdon të punojë në rezidencën e tij në Arcore, ku do të kalojë periudhën e izolimit. Ai do të vazhdojë, në çdo rast, të mbështesë kandidatët e “Forza Italia” dhe qendrës së djathtë” në zgjedhjet rajonale dhe administrative, me intervista të përditshme në gazeta, në televizion dhe në rrjetet sociale”.


Shtuar 2.09.2020 18:55