Ende pa nisur punë, Albin Kurti i kursen Kosovës 13 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka kursyer 13 milionë euro për shkak të formatit që Albin Kurti i ka dhënë kabinetit qeveritar duke ulur mjaftueshëm numrin e ministrieve dhe përgjysmuar numrin e zv/ministrave.

Instituti GAP theksoi se me formatin e saj të ri, qeveria Kurti do të kursejë që në start rreth 13 milionë euro për një mandat, krahasuar me shpenzimet e qeverisë së mëparshme të PAN-it. Edhe pse koalicioni VV-LDK paraprakisht kishte planifikuar vetëm 12 ministri, një ditë para zyrtarizimit të ekzekutivit në parlament, partite njoftuan se kishin rënë dakord për 15 ministri.

Por kështu, nga të dhënat që ka siguruar Koha Ditore, do të kursehet mjaft, edhe pse në rastin e 12 ministrive, shpenzimet do të ishin ulur me 15.5 milionë euro. Si u arrit saktësisht një kursim I tillë? Kjo I detyrohet faktit që qeveria Kurti do të ketë 33 zëvendësministra, ndryshe nga PAN-i që numëronte mbi 80.

Këshilltarë të lartë të ministrave do të jenë 15, ndërsa në qeverisjen e kaluar kishte 21 të tillë. Edhe numri I këshilltarëve të ministrave është rrudhur nga 126, në 90. Në krahasim me shpenzimet e qeverisë Haradinaj, kjo e Kurtit do të kursejë për një mandat 10 milionë euro në paga, 1 milion në ushqime, dhe rreth 1.5 milionë të tjera në telefonë celularë, karburantë e e telefona fiks.


Shtuar 6.02.2020 15:51