Manastirliu tregon vendimin: Universitetet mësim online
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se mësimi në universitete do vazhdojë të zhvillohet online.

“Në spitalet Covid ka rritje të shtrimeve, nuk jemi në situatë alarmante , por tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar. Në 14 ditët e fundit pacientët kanë pësuar rritje. Edhe për rastet e pacientëve të shtruar në terapi intensive ka pasur rritje”, tha Manastirliu.

Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlu në konferencën e sotme për masat anti-covid bëri me dije se mësimi në Universitete do të zhvillohet online. “Kjo do të vijojë deri në në një vendim të dytë”, u shpreh ajo.
Shtuar më 16/01/2021, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori