Ministrja e Shëndetësisë Ogerta
Manastirliu ka kujtuar
rregullat e qëndrimit në ambientet e transportit publik për t’u
mbrojtur nga koronavirusi.
Ajo ka nxjerrë foton e dy pasagjerëve me mbishkrimin “Mos harroni të vendosni maskën kur udhëtoni me transportin publik”.
Manastirliu thotë se secili prej nesh mund të kontribuojë për të reduktuar numrin e të
prekurve.
“Secili prej nesh mund të kontribuojë për të reduktuar numrin e të
prekurve nga SARS COV2, duke
mbrojtur veten dhe të tjerët. Respektoni
rregullat për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”, shkruan ministrja.
Shtuar më 05/09/2020,
ora 20:50