Manastirliu: Shqipëria në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një postim në rrjetin social Twitter ku ka deklaruar se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozavevaksinës anti COVID përmes COVAX.

“Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozavevaksinës antiCOVID nëpërmjet mekanizmit COVAX ”, shkruan Manastirliu teksa ka shpërndarë në Tëitter një deklaratë të kreut të OBSH.

“COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj COVID19. Ne gjithashtu presim të shpërndajmë pothuajse 150 milion doza të vaksinës AstraZeneca/ Oxford në 1/4 e 2021, pasi vaksina të jetë e shënuar për përdorim urgjent nga OBSH”, tha kreu i OBSH.
Shtuar më 23/01/2021, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori