Ministrja e Shëndetësisë Ogerta
Manastirliu paralajmëroi sot masa të reja për vendin në fundvit me qëllim parandalimin e infektimit me koronavirus.
“Rekomandimet dhe të gjitha
masat e mëtejshme që ne do marrim do bëhen me dije për të gjithë qytetarët sa i përket strategjisë qoftë dhe për festat e fundvitit, kufizimi i kontakteve është shumë i rëndësishëm, le të festojmë në familje këtë vit”, tha ajo.
Pritet që
masat e reja të bëhen me dije në mbledhjen e kësaj jave të komitetit Teknik të Ekspertëve.
“E rëndësishme tani të jemi sa më shumë vigjilentë e të impenjuar për të ruajtur
masat e nevojshme për t’i pasur gjatë dhe pas festave, distancimi, maska dhe higjiena”, tha
Manastirliu.
Deklarata e ministres
Manastirliu u bë nga
Qendra Shëndetësore nr. 9 në Tiranë, e cila është një nga 6 qendrat
shëndetësore, ku ka nisur nga sot në kryeqytet testimi i shpejtë.
Qendrat e tjera
shëndetësore ku kryhet testimi i shpejtë janë
qendra shëndetësore numër 1, ajo në Kombinat, tek Qyteti Studenti, në Kodër Kamzë dhe
qendra shëndetësore nr 4.
Të gjithë mjekët e familjes do të referojnë për testim në qendrën që tashmë kanë të përcaktuar. Është mjeku i familjes, i cili, nëpërmjet sistemit të referimit elektronik, e referon qytetarin për rapid test në fashat orare nga 10:00-16:00, nga e hëna në të shtunë. Dhe pacienti paraqitet në pikën e testimit në ditën dhe orën e caktuar, ndërsa përgjigjen e merr sërish nga mjeku i familjes.
A: NDARJA TERRITORIALE E PIKAVE TË TESTIMIT
Sh.Nr. 4/Pika e Brrakës
Qendrashëndetësore nr .4
Qendrashëndetësore nr .7
Qendrashëndetësore nr .3
Sh. KodërKamëz
Qendra shëndetësore Paskuqan
Qendra shëndetësore Kamëz
Qendra shëndetësore Bathore
Qendra shëndetësore Kodër Kamëz
Qendra shëndetësore Bërxull
Qendra shëndetësore Prezë
Qendra shëndetësore Vorë
Sh. Nr.10
Qendra shëndetësorenr. 10
Qendra shëndetësore nr.2
Qendra shëndetësoreDajt
Qendra shëndetësore Zall Herr
Qendra shëndetësore ZallBastar
Qendra shëndetësore Shengjergj
QSH Nr. 9
Qendra shëndetësorenr. 8
Qendra shëndetësorenr. 9
Qendra shëndetësorenr. 5
Sh.Nr. 6/ Kombinat
Qendra shëndetësore nr.6
Qendra shëndetësore Kashar
Qendra shëndetësore Ndroq
Qendra shëndetësore Selitë
Qendra shëndetësore Vaqarr
Qendra shëndetësore Pezë
Sh. QytetiStudenti
Qendra shëndetësore Farkë
Qendra shëndetësore QytetiStudenti
Qendra shëndetësore Petrelë
Qendra shëndetësore Berzhitë
Qendra shëndetësore Baldushk
Qendra shëndetësore Nr.1
Qendra shëndetësore Krrabë
Qsh Sauk
Qsh Shkoze
Shtuar më 21/12/2020,
ora 13:45