Nuk ka surpriza në miqësoren e luksit, Partizani “dorëzohet” përballë Romës

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Partizanit dhe Romës në “Air Albania”. Pritej që ekipi i Jose Mourinhos të dominonte dhe ashtu ndodhi.

Italianët fituan 1-2 me golat e El Shaarawy në minutën e 11-të dhe Belotti në minutën e 26-të.

Për Partizanin shënoi Tedi Cara në minutën e 85-të, por nuk mjaftoi për të surprizuar ekipin italian.


Shtuar 12.08.2023 22:00