Dreka brenda Vilës 30, zbardhen detaje nga takimit i Ramës me liderët e Ballkanit dhe Varhelyin

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor vijnë sot në Tiranë, në kuadër të takimit informal

Kryeministri Edi Rama do të presë liderët e rajonit dhe komisionerin e BE për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi në Vilën 30.

Nga Kosova nuk do të jetë kryeministri Kurti apo ndonjë përfaqësues tjetër.

Në këtë takim do të diskutohet rreth procesit të Berlinit dhe takimit të radhës që do të mbahet në tetor në Tiranë.

Po në vilën qeveritare ku po mbahet mbledhja, në orën 13:00 do të ketë dhe një drekë mes tyre.

Në këtë takim nuk është planifikuar të ketë asnjë deklaratë apo konferencë, duke qenë se është informal.