"Mami nuk dua të vdes", thirrja e dhimbshme e vajzës së vogël gjatë tërmetit në Turqi (VIDEO)
Një moment i dhimbshëm është bërë publik në media nga tërmeti në Turqi dhe Greqi.

Lëkundjet e tmerrshme shkaktuan frikë e panik tek shumë njerëz, ku më të ndjeshëm janë padyshim fëmijët. Në një video të bërë virale në rrjet, shfaqet një vogëlushe e cila dëgjohet duke thënë: “Mami nuk dua të vdes”.

Vogëlushja shihet duke qarë e bërtitur në mënyrë dëshpëruese, ndërsa e ëma e cila po përpiqej ta qetësonte, filmon të gjithë momentin.

Deri më tani numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 62 bën të ditur Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).Ndërsa numri i të plagosurve raportohet 940, nga këta 218 janë ende në spitale.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë ende në 8 ndërtesa që u shembën në zonën e Izmirit.

Shtuar më 01/11/2020, ora 20:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori