Gjyqtarja e gjykatës së Krujës, Enkelejda
Hoxha është nxjerrë ditën e sotme nga qelia dhe është dërguar në ambientet e SPAK ku dhe do të merret në pyetje.
Mësohet se
Hoxha do të pyetet edhe lidhur me pretendimin e familjarëve se është
kërcënuar për të liruar kriminalët nga burgu. Këtë deklaratë të fortë e bëri vajza e gjyqtares tha se “mami i saj është
kërcënuar”.
Ndërkohë ditën e nesërme, Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të mblidhet nesër për shkarkimin e saj.
Nga super operacioni i SPAK i mbajtur të enjten e kaluar u arrestua
gjyqtarja Hoxha, si dhe avokati Aldo Tabaku, Sekretarja Manuela Mallakuçi, Eksperti psikiatriko-ligjor Shkëlqim Korbi, të cilët bashkëpunonin që nga falsifikimi i raporteve mjeko ligjore e deri tek shorti i caktimit të dosjes penale në mënyrë që ato t’i binin në dorë Enkelejda Hoxhës dhe më pas kundrejt shumës nga 6-12 mijë euro mundësonte lirimin e tyre nga burgu.
Shtuar më 15/02/2021,
ora 13:10